Smaller Default Larger

Mobile-Expres 5.2

 

 

 

mobileexpres box_cd mobile logo

Çmimi : 599 EUR

 

 

Përshkrimi:

Sistemi Distribucionit i  dhe Shitjes në Distance

Aplikohet në:

Njësi tregëtare, Qëndra shpërndarëse etj.

Sistemi operativ:

Windows 2000, Windows XP, Windows 2003, Windows Vista, Windows 7

Instalimi:

Server qëndror me SQL Server, kompj terminal, Pocket PC


Pershkrimi: Sistemi i Distribucionit dhe Shitjes ne Distance me Poste Shitjeje te Levizshme (Kompjuter Dore dhe mini-printer) per te bere shitje dhe printuar fatura ne terren.


Mobile-Expres 
eshte nje sistem menaxhimi per pikat e shitjes me shume terminale dhe ne distance i cili funksionon me te dhena qendrore (SQL Database Server). Ky sistem shume praktik ndihmon per ta bere me te lehte dhe me te sigurte organizimin dhe kontrollin ne magazinen apo supermarketin tuaj.

Sistemi eshte i organizuar ne nje strukture me nje magazine qendrore dhe shume te tjera neper sektorete ndryshem. Furnizimet behen direkt ne magazinen qendrore dhe nepermjet saj behen levizjet neper sektoret perkates. Levizjet nenkuptojne dalje nga njeri dhe hyrje te tjetri. Keto mund te behen midis te gjithe sektoreve dhe magazines

Per cdo sektor ekziston nje inventar i caktuar i gjendjes se artikujve i cili mund te shihet dhe te printohet nga perdoruesi ne cdo moment te deshiruar. 

Shitjet mund te kryhen nga magazina apo nga c`do sektor i regjistruar. Malli zbritet perkatesisht nga inventari i magazines apo i sektorit perkates. Per regjistrimin e shitjes mund te perdoret programi i instaluar ne kompjuterat desktop apo nepermjet kompjuterave te dores (Pocket PC) te cilet do te jene ne levizje neper makinat e distribucionit. Keto te fundit ruajne te dhenat per nje kohe te pacaktuar deri ne momentin lidhen me internet apo intranet dhe transferojne informacionin ne serverin e te dhenave.

Per cdo sektor mund te vendosen cmime te ndryshme te te njejtit artikull . kur kryhet nje shitje e re artikujt per shitje mund te zgjidhen nepermjet skanerit me Bar Kod (Per rastin e shitjes me pocket pc duhet zgjedhur lloji i Pocket PC me lexues Bar code). Printimi i Faturave kryhet shume shpejt (0.4 sekonda per 1 fature, printer termik). Programi lejon aplikimin e zbritjeve per grupe klientesh te regjistruar. 

Te gjitha veprimet e kryera ne program ruhen me emrin e perdoruesit perkates qe ka hapur programin ne ate moment. Programi ruan dhe pasqyron te gjitha shitjet si ato te kryera edhe ato te anulluara. Programi lejon pasqyrimin dhe printimin e bilancit financiar ditor dhe inventarit ditor te artikujve te shitur cka e ben te kontrollueshem dhe te sigurte aktivitetin ditor. 

Programi jep mundesine e regjistrimit dhe menaxhimit te perdoruesve, te dhenave te tyre personale, dhe te drejtave te tyre ne program, gjithashtu regjistrimin dhe menaxhimin e subjekteve dhe klienteve, regjistrimin dhe menaxhimin e furnitoreve dhe regjistrimin e menaxhimin e agjenteve te shitjes.

Programi lejon ne cdo moment kontroll te arkes nga perdoruesi i autorizuar dhe gjithashtu kryerjen e veprimeve ne arke (derdhje apo terheqje). Gjithashtu programi ofron raporte mbi shitjet, furnizimet, sasine e artikujve te shitur, dhe bilancin financiar ne cdo periudhe kohore te zgjedhur nga perdoruesi si dhe ruajtjen ne excel apo printimin e ketyre raporteve dhe  mirembajta, eksportimi dhe ruajtja e te dhenave te programit sa here qe deshirohet.


Struktura e Sistemit 
Si strukture per ruajtjen e te dhenave do te jete MS SQL SERVER. Per kete eshte e nevojshme minimumi 1 server me sistem operativ Windows Server. Programi i menaxhimit do te instalohet neper kompjutera me Windows . Numri i kompjuterave Desktop qe mund te perdorin programin eshte i pakufizuar. Terminalet e shitjes mobile do te jene PDA/Telefone/Tableta (Android) ne te cilat do te istalohet programi perkates i cili do te kryeje regjistrimin e shitjeve ne distance.


Funksionet e programit te menaxhimit

  • Menaxhim i shitjeve.
  • Menaxhim i furnizimeve, Hyrje-Dalje.
  • Llogaria e furnitoreve.
  • Menaxhim i Inventarit per magazinen dhe te gjithe sektoret e regjistruar. Mund te shikohet ne cdo kohe inventari i gjendjes se artikujve.
  • Menaxhimi i Arkes. Pagesa – Arketime.
  • Regjistrimi i Flete-Garancise per artikujt me garanci.
  • Artikujt per shitje mund te zgjidhen nepermjet skanerit me Bar Kod.
  • Artikujt mund te importohen nga file exceli.
  • Mund te printohen nepermjet programit Bar-kodet per artikujt e nevojshem.
  • Zgjedhje e llojit dhe formatit te fatures (Shirit 60mm, 80 mm, A6, A4).
  • Menaxhimi i klienteve, kategorizimi sipas zbritjes se aplikueshme.
  • Karta Anetaresie per klientet te cilat bejne te mundur aplikimin automatik te nje cmimi perferencial per artikullin.
  • Llogari per klientet e regjistruar.
  • Regjistrim Porosie per shitje.
  • Nivele aksesi sipas funksioneve per perdoruesit.
  • Te gjitha veprimet e kryera ne program ruhen dhe me emrin e perdoruesit perkates.
  • Menaxhohen  perdoruesit e programit sipas funksioneve te tyre (si p.sh shitje, furnizime, arke).
  • Perdoruesi futet ne program edhe me ane te Kartes Magnetike apo Gjurmes se Gishtit.
  • Behet ruajtja dhe pasqyrimi i te gjitha Shitjeve te kryera dhe atyre te anulluara.
  • Raporte per cdo periudhe te zgjedhur kohore per shitjet, furnizimet, sasine e artikujve te shitur, dhe bilancin financiar.
  • Printimi apo eksportimi ne Excel i te gjitha Raporteve te nxjerra.
  • I pershtatur edhe me Kase Fiskale.
  • Në versionet për Rrjet të programit cdo post pune jo-server mund të punojë i lidhur me serverin qëndror (Online),por edhe i pavarur (Offline) nga serveri qëndror. Ky funksionalitet është i dobishëm në rastet kur nuk funksionon rrjeti, pasi faturat mund të kryhen në mënyrë të pavarur dhe të sinkronizohet me serverin qëndror në një moment të dytë kur rrjeti bëhet funksional.
  • Menaxhim praktik I Blerjeve/ Shitjeve me ane te nje nderfaqeje qe liston kronologjikisht te gjithe faturat per nje periudhe te caktuar kohore. Nga kjo liste mund te zgjedhesh dhe adminstrosh lehtesisht nje fature te caktuar.
  • Permbledhese e Faturave te Papaguara sipas klienteve
  • Menaxhim i Inventarit. Mund të shikohet në çdo kohë inventari i gjendjes së artikujve. Ngarkim praktik I Iventarit fillestar te artikujve
  • Menaxhimi Arkes dhe Bankes.Sistem me disa Arka. Administrim Pagesash – Arkëtimesh.
  • Bilanc: Blerje, Shitje, Te ardhura dhe Shpenzime
  • Libri I Arkes, Libri I Blerjes, Libri I Shitjeve
  • Printim Etiketa Cmimesh dhe Barkodesh per Artikujt
  • Perllogaritje teper e sakte e Xhiros se perdoruesit (xhiroja eshte e pa ndikueshme nga tentative manipuluese si psh : manipulimi i dates se kompjuterit apo kryerje fature me sasi/vlefte negative per te ulur artificialisht xhiron qe perdoruesi dorezon ne fund te dites.
  • Transferim I lehte iventari nga nje magazine ne tjetren

 

Funksionet e programit mobile (programi per Pocket PC)

  • Regjistrim dhe printimi i shitjeve.
  • Faturat mund te kryhen nga disa perdorues (shites) te regjistruar
  • Faturat mund te dedikohen per klientet e regjistruar.
  • Azhornimi me te dhenat nga serveri qendror sa here eshte e nevojshme.
  • Transferimi i shitjeve te kryera ne serverin qendor.
  • Perdoruesi nuk mund te fshije shitjet nga kompj i dores perpara se keto te tranferohen ne serverin qendor.
  • Perdoruesi vetem mund te anulloje faturat e kryera gabim. Keto te fundit ruhen me te gjitha te dhenat por nuk merren parasysh per efekt financiar.

Karakteristikat e terminalit te shitjes mobile
Pajisjet qe permban:

  • 1 x Kompjuter dore (PDA/Telefone/Tableta Android)
  • 1 x Printer per faturat (sipas rastit mund te zgjidhen printerat e kerkuar)
  • 1 x Ushqyes makine per printerin

Kompjuteri i dores lidhet me printerin nepermjet Bluetooth ne distance deri ne largesine e suportueshme. Zgjedhja e artikujve te fatures mund te behet nepermjet kodit apo emertimit. Nese deshirohet te perdoret lexuesi barcode duhet te gjenden Pocket PC me lexues te tille.

 

STRUKTURA E ORGANIZIMIT


mobile skema


( kliko mbi figuren per ta zmadhuar)


STRUKTURA E LIDHJES

mobile skema2

( kliko mbi figuren per ta zmadhuar)


Për klientin ofrohet shërbimi i mirëmbajtjes falas për 3 muajt e parë, për çdo problem të funksionimit të programit ne ambjentet e klientit. Per klientet qe ndodhen jashte Tiranes, shpenzimet e udhetimit mbulohen nga klienti.

Pas 3 muajve te parë, per Ri-Instalim te programeve SoftExpres dhe/ose Ri-Trajnim te klienteve (ne ambjentet e ketij te fundit), aplikohen tarifat e mëposhtme:

 

Tarifa e instalimit & trajnimit sipas vendodhjes

Nr ditëve

Orë / ditë

Total Orë

Vlera (Lek)

Instalim + trajnim në tiranë

1

4

4

4.000

Instalim + trajnim në Rethe 1

1

8

8

8.000

Instalim + trajnim në Rethe 2

1

8

8

12.000


shënim: çmimet e mësiperme janë pa asnjë taksë të përfshirë

Lista e cmimeve për funksionalitetet shtesë Softexpres