Smaller Default Larger

Market-Expres (per rrjet) 5.2

marketexpres box_cd
market logo
(shiko Video-Prezantimin)

 Çmimi : 249 EUR

Përshkrimi:

Sistem  për menaxhimin e Njësive Tregtare me shumë kompjutera fundore/ terminale 
(dyqane, magazina shumice, butique, supermarkete, farmaci etj)

Sistemi operativ:

Windows 2K, Windows XP, Windows 2003, Windows Vista, Windows 7

Instalimi:

Kompjuter qendror (server) me baze te dhenash SQL Server, kompjutera fundore


Funksionet kryesore të programit

Market-Expres Rrjet është një sistem menaxhimi per pikat e shitjes me shume terminale i cili funksionon me të dhena qëndrore (SQL Database Server). Ky është një sistem shume praktik dhe ndihmon per ta bërë më të lehtë dhe me të sigurtë organizimin e punëve në biznesin tuaj (super – market , magazine,etj ). 
Shënim:Ky program është i përshtatur edhe me Kasë Fiskale. Gjithashtu në versionet për Rrjet të programit cdo post pune jo-server mund të punojë i lidhur me serverin qëndror (Online),por edhe i pavarur (Offline) nga serveri qëndror. Ky funksionalitet është i dobishëm në rastet kur nuk funksionon rrjeti, pasi faturat mund të kryhen në mënyrë të pavarur dhe të sinkronizohet me serverin qëndror në një moment të dytë kur rrjeti bëhet funksional.

Sistemi është i organizuar në një strukturë me një magazinë qëndrore dhe shumë të tjera nëpër sektorë të ndryshëm. Furnizimet bëhen direkt në magazinën qëndrore dhe nëpërmjet saj bëhen lëvizjet nëper sektorët përkatës. Lëvizjet nënkuptojnë dalje nga njëri dhe hyrje të tjetri. Këto mund të bëhen midis të gjithë sektorëve dhe magazinës

Për cdo sektor ekziston nje inventar i caktuar i gjëndjes së artikujve i cili mund të shihet dhe të printohet nga përdoruesi në cdo moment të dëshiruar. 

Për cdo sektor mund të vendosen cmime të ndryshme të të njëjtit artikull . kur kryhet një shitje e re artikujt për shitje mund të zgjidhen nëpërmjet skanerit me Bar Kod. Mund të printohen nga programi etiketat me barcod per c`do artikull. Printimi i Faturave kryhet shumë shpejt (0.4 sekonda per 1 fature, printer termik). Programi lejon aplikimin e zbritjeve për grupe klientesh të regjistruar. 
Të gjitha veprimet e kryera në program ruhen me emrin e përdoruesit përkatës qe ka hapur programin në atë moment. Programi ruan dhe pasqyron të gjitha shitjet si ato të kryera edhe ato të anulluara. Programi lejon pasqyrimin dhe printimin e bilancit financiar ditor dhe inventarit ditor të artikujve të shitur cka e bën të kontrollueshem dhe të sigurtë aktivitetin ditor. 
Programi jep mundësine e regjistrimit dhe menaxhimit të përdoruesve, të dhënave të tyre personale, dhe të drejtave të tyre në program, gjithashtu regjistrimin dhe menaxhimin e subjekteve dhe klientëve, regjistrimin dhe menaxhimin e furnitorëve dhe regjistrimin e menaxhimin e agjentëve të shitjes.

STRUKTURA E LIDHJES

pos skema


( kliko mbi figuren per ta zmadhuar)


Emërtimi

Çmimi (Euro)

Çmimi për  Server Market-Expres Rrjet

249

Çmimi për Terminale shitje shtesë

99 /term

Programi lejon në cdo moment kontroll të arkës nga përdoruesi i autorizuar dhe gjithashtu kryerjen e veprimeve në arkë (derdhje apo tërheqje). Gjithashtu programi ofron raporte mbi shitjet, furnizimet, sasinë e artikujve të shitur, dhe bilancin financiar në cdo periudhe kohore të zgjedhur nga përdoruesi si dhe ruajtjen në excel apo printimin e këtyre raporteve dhe  mirëmbajta, eksportimi dhe ruajtja e të dhënave të programit sa herë që dëshirohet.

Për klientin ofrohet shërbimi i mirëmbajtjes  falas për muajin e parë, për çdo problem të funksionimit të programit ne ambjentet e klientit. Per klientët që ndodhen jashtë Tiranës, shpenzimet e udhëtimit mbulohen nga klienti.

Pas muajit të parë, për Ri-Instalim të programeve SoftExpres dhe/ose Ri-Trajnim të klientëve (në ambjentet e këtij të fundit), aplikohen tarifat e mëposhtme:

Tarifa e instalimit & trajnimit sipas vendodhjes

Nr ditëve

Orë / ditë

Total Orë

Vlera (Lek)

Instalim + trajnim në tiranë

1

4

4

3.000

Instalim + trajnim në Rethe 1

1

8

8

6.000

Instalim + trajnim në Rethe 2

1

8

8

9.000


shënim: çmimet e mësiperme janë pa asnjë taksë të përfshirë

Lista e cmimeve për funksionalitetet shtesë Softexpres