HotelExpres

program per hotele & resorte Sistem për menaxhimin e Hoteleve me shumë poste pune (psh recepsion, bar-restorant, minibar dhome, zyre...

program per hotele & resorte

Sistem për menaxhimin e Hoteleve me shumë poste pune (psh recepsion, bar-restorant, minibar dhome, zyre finance etj).Administron check-in, check-out, rezervime, grupe agjensish, channel manager, raportesh statistikore dhe menaxhimi, kalendar me ngjyra etj.

cmimi

Kompjuteri Recepsionit: 42,000 LEK

Kompjuter Bar-Restorant: 28,000 LEK

Kompjuter Shtese: 14,000 LEK

Module Shtese : Kliko ketu per te pare listen

manuali dhe video prezantim
funksionet kryesore te programit

  1. Dritare majft e thjeshte perdorimi. Me pak levizje finalizohet veprime si Checkin/Checkout/Rezervime.
  2. I pajisur me nje Kalendar praktik dhe me ngjyra qe mundeson menxhim praktik te Dhomave dhe disponibilitetit te tyre ne Data te ndryshme
  3. Me ane te mause mund te iniciohet nje Checkin/Rezervim direkt nga Kalendari (duke zgjedhur aq qeliza te kalendarit se dite do rrije klienti). nga ana tjeter me ane te Drag And Drop te mause mund te zhvendoset nje Checkin/Rezervim nga nje Dhome ne nje Tjeter apo nga nje periudhe ne nje tjeter, drejtperdrejt nga Kalendari pa u zhvendosur ne dritare me te te detajuara.
  4. Lidhja automatike e programit me Channel Manager si Expedia, Booking dhe te tjera portale booking-u. Pra nese behet nje Rezervim ne Expedia ajo futet automatikisht ne Kalendarin e programit dhe anasjelltas, madje ne te njetjen kohe, automatikisht sinkronizon edhe Kanalet e tjera
  5. Shenijim i dhomave sipas statusit fizik: Te papastruara, me Difekt, Ne Rregull etj. Cdo status reflektohet me nje ngjyre te vecante ne Kalendar
  6. Menaxhim i Minibarit dhe reflektimi i tij dhe i sherbimeve te tjera (si psh Lavanderi) ne Faturen Permbledhese te Dhomes
  7. Mund te Lidhet me sektorin e Bar-Restorantin, madje konsumi perkates mund te transferohet nga Kamarieri ne llogarine e Dhomes duke u reflektuar ne Faturen Permbledhese. Transferimi shoqerohet me printim te 2 skontrinove te firmosura nga Klienti: njerin e mban ai, tjera dorezohet ne recepsion dhe konsiderohet ne Checkout
  8. Printim Fature ne format A4 dhe skontrino. Faturat jane estetike, te branduara me logon dhe te dhenat e Hotelit, sherbehen ne anglisht/ shqip si dhe ne eur/lek/usd.
  9. Printimi i Fatures Permbledhese se Dhomes ne cdo tip Kase Fiskale. Pjese e akomodimit printohet automatikisht me 6% ndersa elementet e tjere te fatures me 20%
  10. Permbajtja e Fatures se Klientit eshte fleksibel, pra recepsionisti mund te evitoje shfaqet e kostove te Akomodimit ne fature sepse ato ndermjetesohen / paguhen nga Agjensia (dhe si te tilla jane konfidenciale) por mund te shfaqe ne te cdo konsum tjeter te klientit si psh Minibar/Bar/Restorant etj
  11. Menaxhim i thjeshte i Grupeve te medha te Klienteve (psh te sjella nga agjensite) . Me pak levizje, ne nje dritare te posacme, Recepsionisht mund te procesoje lehtesisht dhjetra kliente ne pak kohe
  12. Transferimi i sherbimeve te faturura nga Dhome ne nje tjeter me kerkese te Klientit dhe me konfirmit te Klientit tjeter prites
  13. Nese nje dhome ne checkout nuk likuidohet plotesisht atehere ajo shenjohet me nje ngjyre te vecante ne Kalendar. Dhoma te tilla mund te identifikohen me nje shikim te shpejte te Menaxherit
  14. Raporte te vecanta per Veprimet me Dhomat, Xhiron Ditore, Te Ardhurave te gjeneruara nga secila Dhome (edhe me grafik)
  15. Raporti i vecante qe (sidomos ne nje hotel te madh) menaxhon listimin e dhomave qe do pastrohen Pjesherisht apo Plotesisht nga Sanitaret.
  16. Raporti i Vecante qe liston per Kuzhinen numrin Dhomave Checkin dhe numrin e sakte te personave (adulte dhe femije) qe do konsumojne cdo vakt (mengjes. dreke, zemer, darke)
  17. Raport i Vecante Faturime – Pagesa qe jep nje panorame te qarte te Dhomave te perdorura per nje periudhe te caktuar, duke listuar vleren e Akomodimit, Minibarit, Bar-Restorantit dhe sherbimeve te tjera, Pagesave dhe vleren e mbetur per tu Paguar
  18. Perfshirje ne te njejtin sistem me Hotelin edhe te sektoreve te tjere si Bar-Restorant, Kembim Valutor, Market etj ne menyre qe ato te nderveprojne.
  19. Celje e Dhomave te Tipologjive dhe Cmimeve te ndryshme
  20. Konfigurim i Planimetrise se dhomave ne formen e nje Harte

pse duhet te perdorni HotelExpres

HotelExpres eshte nje program financiar për manaxhim hotelesh te vogla apo komplekse turistike te medha, i cili ofron njekohesisht dhe manaxhimin e sherbimeve te ndryshme qe ofrohen brenda tyre. Funksionon me ekrane touch-screen. Eshte fleksibel dhe mundeson rezervim dhome ne grup nga agjencite apo individualisht dhe nepermjet Channel Manager si Expedia, Booking .com. Eshte praktik ne menyren e administrimit te kalendarit per rezervimet e dhomave, check in apo check-out, statusin fizik te dhomave nese jane te pastruara duke lehtesuar manaxhimin e punes se hotelit. Ju mundeson manaxhimin e sherbimeve te ndryshme qe perdor klienti si minibar, lavanderi, bar-restorant, etj duke i alokuar ne faturen prembledhese te dhomes. Ofron raportim xhiro me email dhe online (ne kohe reale) duke mundesuar kontroll te biznesit per gjithe sherbimet qe ofrohen prej tij. HotelExpres eshte programi i thjeshte dhe njekohesisht ofron nje zgjidhje te kompletuar dhe ekonomike mbi manaxhimin e punes se hotelerise.

Kush perdor HotelExpres?

HotelExpres perdoret nga hotele apo komplekse turistike duke lehtesuar manaxhimin e gjithe sherbimeve qe ofrohen brenda tyre etj.

HotelExpres – program per hotele & resorte