Smaller Default Larger

Bar-Expres (per rrjet) 5.2

barexpres box_cd
bar logo
(shiko Video-Prezantimin)

 Çmimi : 249 EUR

Përshkrimi:

Sistem  për menaxhimin e Bar-Restoranteve me shumë kompjutera fundore/ terminale

Sistemi operativ:

Windows 2K, Windows XP, Windows 2003, Windows Vista, Windows 7, Windows 8/8.1, Windows 10

Instalimi:

Kompjuter qendror (server) me bazë të dhënash SQL Server, kompjutera fundorë




Funksionet kryesore të programit

  • Bar-Expres Rrjet është një sistem menaxhimi shumë praktik dhe shumë i vlefshëm për të gjitha baret dhe restorantet me shumë terminale i cili funksionon me të dhëna qëndrore (SQL Database Server). Ky sistem  ndihmon biznesin për ta bërë sa më të lehtë dhe të sigurtë menaxhimin dhe organizimin e punës, shmang çdo të paparashikuar që mund të dalë gjatë saj dhe gjithashtu rrit sigurinë dhe përgjegjësinë operuese të punonjësve. 
    Shenim:Ky program është i përshtatur edhe me Kasë Fiskale. Gjithashtu në versionet për Rrjet të programit cdo post pune jo-server mund të punojë i lidhur me serverin qëndror (Online),por edhe i pavarur (Offline) nga serveri qëndror. Ky funksionalitet është i dobishëm në rastet kur nuk funksionon rrjeti, pasi faturat mund të kryhen në mënyrë të pavarur dhe të sinkronizohet me serverin qëndror në një moment të dytë kur rrjeti bëhet funksional.
            
     Sistemi është i organizuar në një strukturë me një magazinë qëndrore dhe shumë sektorë (mini – magazina). Furnizimi me artikuj bëhet në magazinën qëndrore dhe nëpërmjet saj bëhet edhe ngarkimi apo shkarkimi i sektorëve (mini-magazinave përkatëse). Për çdo sektor egziston një inventar i caktuar nga i cili bëhet zbritja e gjëndjes së artikujve pas çdo shitje. Në çdo moment mund të shihet dhe të printohet gjëndja e artikujve në sektorin përkatës, mund të shihen dhe të printohen furnizimet e bera apo lëvizjet e artikujve nga një sektor në tjetrin në një periudhe çfarëdo kohe.
           
    Gjithashtu çdo sektor mund të menaxhojë shitjet e veta, mund të shohi dhe të printojë faturat ditore dhe ato të më përparshme,apo edhe të shohi dhe të printojë inventarin ditor. Programi ruan dhe pasqyron të gjitha shitjet si ato të kryera edhe ato të anulluara. Në çdo sektor mund të vendosen çmime të ndryshme për të njëjtin artikull në varësi të ambjenteve apo periudhës kohore.
            
    Regjistrimi i porosive nga kamarierët mund të bëhet në nje kompjuter të zakonshëm me mouse ose me gisht ne rast kur përdoret monitor touch screen. Printimi i faturave bëhet shumë shpejt 0.4 sec për 1 faturë, prerja e tyre bëhet në mënyrë automatike nga printeri, dhe sistemi lejon që administratori të vendosë nëse do që të printohen dy fatura apo një e vetme e përmbledhur. 
    Ky sistem lejon përdorimin nga më shumë se një përdorues, lejon menaxhimin e tyre, dhe lejon përcaktimin e të drejtave të ndryshme për çdo përdorues. Të gjitha veprimet e kryera në program ruhen me emrin e përdoruesit përkatës në momentin e kryerjes së veprimit.
     Sistemi lejon regjistrimin dhe menaxhimin e kamarirëve dhe të detajeve të tyre të regjistrimit si edhe pajisjen e tyre me kartë personale çka shërben për identifikimin e tyre në program. Gjithashtu përdoruesi i autorizuar mund të përcaktojë kategoritë e çmimeve dhe përqindjet e zbritjes përkatëse për kategoritë e ndryshme të klientëve psh.për miqtë, për klientët e zakonshëm etj. Gjithashtu përdoruesi i  autorizuar lejohet nga sistemi të menaxhojë arkën, vlerën e vendosur në të dhe të kryejë veprime në të psh. derdhje /tëheqje.
     Sistemi lejon konfigurimin dhe menaxhimin e tavolinave, ndarjen e tyre sipas sektorëve dhe sipas kamarierëve përgjegjës për to. Gjithashtu sistemi lejon regjistrimin e valutave dhe kurseve përkatëse. 
     
    Ky program shoqërohet me një program shtesë, që i jep mundësi supervizorit/pronarit të monitorojë xhiron ditore, tavolinat e hapura, artikujt e shitur nëpërmjet telefonit dhe në lëvizje.      

    Sistemi lejon ndarjen ne kategori për artikujt psh. Alkolike,Pije Freskuese, Produke Deti etj. gjithashtu lejon menaxhimin, fshirjen, shtimin apo modifikimin e këtyre kategorive . Ju gjithashtu mund ti gruponi artikujt  sipas sektorëve përkates psh. bari, kuzhina etj. Programi regjistron furnizimet si për artikujt që shiten po ashtu edhe për artikujt e konsumit vetjak.
              
    Në program u jepet një hapësirë e konsiderueshme klientëve (subjekteve) dhe menaxhimit të tyre, regjistrimit dhe menaxhimit të të dhënave të tyre. Klientët e regjistruar mund te pajisen me karta magnetike të cilat u shërbejne si identifikim për pagesa të vonuara apo zbritje te ndryshme qe mund te aplikohen.
    Programi ofron gjithashtu raporte për çdo periudhë kohe për shitjet, furnizimet, sasinë e artikujve të shitur dhe bilancin finanaciar si edhe kalimin dhe ruajtjen në excel të të gjitha raporteve të nxjerra.

Skema e lidhjes - Bar Expres per rrjet

barskema rrjet


(kliko mbi figuren per ta zmadhuar)


Emërtimi

Çmimi (Euro)

Çmimi për  Server Bar-Expres Rrjet

249

Çmimi për Terminale shitje shtesë

99 /term

Çmimi për server PPC (program për Pocket PC)

99

Çmimi për programin e Telefonit ( të parin )

70

Çmimi për programin e Telefonit ( shtesë )

40



Për klientin ofrohet shërbimi i mirëmbajtjes falas për muajin e parë, për çdo problem të funksionimit të programit ne ambjentet e klientit. Për klientët që ndodhen jashtë Tiranës, shpenzimet e udhëtimit mbulohen nga klienti.

Pas muajit të parë, për Ri-Instalim të programeve SoftExpres dhe/ose Ri-Trajnim te klienteve (ne ambjentet e ketij te fundit), aplikohen tarifat e meposhtme:

Tarifa e instalimit & trajnimit sipas vendodhjes

Nr ditëve

Orë / ditë

Total Orë

Vlera (Lek)

Instalim + trajnim në Tiranë

1

4

4

3.000

Instalim + trajnim në Rethe 1

1

8

8

6.000

Instalim + trajnim në Rethe 2

1

8

8

9.000


shënim: çmimet e mësiperme janë pa asnjë taksë të përfshirë

Lista e cmimeve për funksionalitetet shtesë Softexpres